Yll Limani zbulon se kur do të publikohet ‘perla’ e tij e radhës! - Gazeta Express
string(62) "yll-limani-zbulon-se-kur-do-te-publikohet-perla-e-tij-e-radhes"

Muzike

Gazeta Express

04/10/2023 1:02

Yll Limani zbulon se kur do të publikohet ‘perla’ e tij e radhës!

Muzike

Gazeta Express

04/10/2023 1:02

E vetëm pak më parë Ylli na ka treguar se kur do të publikohet kënga, e cila mezi po pritet nga fansat.

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot.

Lexo Edhe:

Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ylli ka menduar edhe për sezonin e ri, pasi së fundmi ka zbuluar pak nga kënga e tij e re. E jo vetëm kaq, por ka postuar një video të tij teksa improvizon këngën dhe ka treguar se do të titullohet “Për kon je zbukuru”.

E vetëm pak më parë Ylli na ka treguar se kur do të publikohet kënga, e cila mezi po pritet nga fansat. Nuk do të presim shumë pasi ‘perla’ e radhës nga Ylli do të mund të dëgjohet nga të gjithë në datën 6 tetor në orën 18:00.