Ylber Hysa: Përzierja e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut po e dëmton Kosovën dhe pozicionin politik shqiptar në rajon - Gazeta Express
string(128) "ylber-hysa-perzierja-e-kurtit-ne-zgjedhjet-e-maqedonise-se-veriut-po-e-demton-kosoven-dhe-pozicionin-politik-shqiptar-ne-rajon-2"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 15:28

Ylber Hysa: Përzierja e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut po e dëmton Kosovën dhe pozicionin politik shqiptar në rajon

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 15:28

Historiani Ylber Hysa, qëndrimin e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut e sheh një vazhdimësi të politikës së tij të jashtme që po dëmton jashtëzakonisht pozicionin politik shqiptar në rajon dhe dëmton Kosovën karshi Perëndimit.

Sipas ish-ambasadorit, Kurti është investitor direkt në përmbysjen e madhe të Marrëveshjes së Ohrit.

“Kurti ka të drejtë të gëzohet për Maqedoninë Veriore, sepse është investitor direkt i përmbysjes se madhe që ka praptuar Marrëveshjen e Ohrit dhe i ka kthyer akrepat e orës para vitit 2001.  Pas këtij gëzimi, Kurti ka treguar se investimi i tij- politika pa luftën çlirimtare (pas Kosovës) edhe në Maqedoni- siç e kishte deklaruar gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, tashmë po rrumbullakohet!”, ka deklaruar Hysa,/Metro./