Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Lipjan.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Nga policia po ashtu është njoftuar edhe se, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.
‘’Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan -Prishtinë
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete . Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar .
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal’’, thuhet në njoftimin e PK’së. /Express
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...