Yjet e Kosovës u stërviten me kampionin e botës në boks, Oleksandr Usyk - Gazeta Express
string(70) "yjet-e-kosoves-u-sterviten-me-kampionin-e-botes-ne-boks-oleksandr-usyk"

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 18:10

Yjet e Kosovës u stërviten me kampionin e botës në boks, Oleksandr Usyk

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 18:10

Kampioni i botës në peshat e rënda në boksin profesionist, Oleksandr Usyk ka qenë dje i pranishëm në stërvitjen e klubit ukrainas, Polissya.

Pjesë e klubit ukrainas janë edhe dyshja e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi.

Të dy u transferuan te ky klub gjatë merkatos së janarit.

Kjo nuk ishte hera e parë që Oleksandr Usyk kishte stërvitur me klubin e Polissya, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe më parë.

Madje, në një përgatitje para nisjes së sezonit të rregullt para tri vitesh, Usyk kishte luajtur në një ndeshje miqësore për klubin ukrainas, teksa një gjë të tillë e ka bërë edhe sivjet.

Kjo ishte seanca e parë stërvitore e Usyk për këtë vit, edhe pse jo në sportin e tij.

Lojtarët madje formuan edhe një “tunel” për të, gjë që tradicionalisht bëhet për lojtarët e rinj të ekipit gjatë seancës së tyre të parë stërvitore.

“Ishte një ndjenjë shumë e mirë, duke pasur parasysh se po fliste një kampion bote. Ai ndau me ne disa histori personale dhe më pas na përshëndeti të gjithëve Ai erdhi në klub dhe u stërvit me ne. Është mik i presidentit të klubit dhe është shumë i lidhur me klubin tonë. Ai mbajti një fjalim motivues për ne lojtarët dhe na tregoi historitë e tij. Ai madje pati dëshirë të luajë në një ndeshje miqësore sivjet, dhe këtë dëshirë ia plotsoi presidenti i klubit”, ka thënë Lindon Emërllahu për gazetarin Arlind Sadiku.

Usyk është një yll i boksit profesionist dhe kampion në shumicën e versioneve kryesore të kategorisë së peshave të rënda.

39-vjeçari ka fituar deri më tani 24 ndeshje në boksin profesionist, me 15 prej tyre të përfunduara me nokaut.

Ai u bë një yll global me dy fitore ndaj Anthony Joshua dhe dy të tjera ndaj Tyson Fury.

Usyk ka qenë dy herë kampion absolut në peshat e rënda dhe një herë në kategorinë cruiserëeight./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement