Xhuli rrëfeu të gjitha për videon intime që ju kishte publikuar më parë - Gazeta Express
string(71) "xhuli-rrefeu-te-gjitha-per-videon-intime-qe-ju-kishte-publikuar-me-pare"

TV/Film

Gazeta Express

20/12/2022 22:40

Xhuli rrëfeu të gjitha për videon intime që ju kishte publikuar më parë

TV/Film

Gazeta Express

20/12/2022 22:40

Njëra prej banoreve më simpatikë në Big Brother Vip Kosova ka qenë e hapur për t’u shprehur në lidhje me një video që kishte ndryshuar jetën e saj

Derisa një ditë kishte filluar normalisht, gjërat papritur kishin marrë një trajektore tjetër dhe jeta e saj ndryshoi. Ndryshoi edhe jeta në familjen e saj por edhe mendimet për të në opinionin publike.

Bëhet fjalë për një video intime, ku Xhuli shfaqet tërësisht e zhveshur me të dashurin që ajo e kishte në atë kohë. Personi që kishte publikuar atë video e shantazhonte me para atë dhe video vazhdonte të qarkullonte nëpër rrjetet sociale. Gjatë natës së mbrëmshme Xhuli ka rrëfyer për ngjarjen që shkatërroi atë dhe familjen e saj.

Madje ajo mendonte që t’i jepte fund edhe jetës së saj.

“Vetëm sa do ti shkaktoja një tjetër tragjedi familjes” shprehet ajo mes lotësh që nuk pushojnë sepse dhimbja për të është ende e madhe edhe pse ka kaluar kohë, shkruan kryefjala, transmeton GazetaExpress.  

Nëna e saj i ka bërë një surprizë ku nëpërmjet një video-je i ka thënë asaj fjalët më të bukura.

“E bukura ime, ti krenaria jonë, na kënaq çdo ditë, vazhdo me pozitivitet se familjen e ke në krah” janë disa nga fjalët që i dedikon ajo të bijës duke ngjallur shumë emocion jo vetëm tek Xhuli por tek të gjithë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement