Garuesi Muharrem Hyseni e ka nisur mbarë garimin e tij në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.
Xhudisti kosovar ka kaluar në rrethin e dytë të garës që po mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë, shkruan “Gazeta Express”.
Hyseni në rrethin e parë e eliminoi grekun Antonios Bintamov, në kategorinë deri në 66 kg.
Xhudisti kosovar synon të shkojë sa më larg në këtë garë, e pse jo, të luftojë edhe për medalje në këtë Festival Olimpik Evropian për të Rinj. /Gazeta Express/
Në kuadër të ndërkombëtarizimit #UNI – Universum International College powered by Arizona State University, hap thirrjen për 161 bursa për shkëmbim të...