Xhudistët e rinj kosovarë synojnë medalje në Kampionat Evropian - Gazeta Express
string(63) "xhudistet-e-rinj-kosovare-synojne-medalje-ne-kampionat-evropian"

Xhudistët e rinj kosovarë synojnë medalje në Kampionat Evropian

Gazeta Express

03/11/2020 15:14

Xhudistët e rinj kosovarë do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian “Poreç 2020” për grupmoshat U-21 dhe U-23, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në evenimentin që do të mbahet në Kroaci.

Evropiani U-21 do të mbahet prej 4 deri më 6 nëntor, kurse ai U-23 prej 9 deri më 10 të këtij muaji.

Laura Fazliu do të marrë pjesë në të dyja kampionatet në kategorinë deri në 63 kilogramë, sikurse Erza Muminoviq (-63 kg) dhe Arbër Kullashi (-81 kg).

E Flaka Loxha do të marrë pjesë vetëm në Evropianin U-23 në kategorinë -57 kg.

Garuesit kosovarë synojnë të fitojnë medalje në këto dy gara. /Gazeta Express/