Ekipi i Kosovës në xhudo i përfundoi sot, e shtunë, përgatitjen nëntëditore në Poreç të Kroacisë, ku stërvitjet u bënë bashkë me ekipin kroat të xhudos.
Ekipi i Kosovës prej 13 xhudistëve i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka dhe asistenti i grupmoshave të reja Fatos Tabaku, udhëtuan javën e kaluar në Poreç të Kroacisë për përgatitjet e para ndërkombëtare pas pandemisë, transmeton Gazeta Express.
Ata morën pjesë në kampin e organizuar nga Federata kroate e xhudos, ku pjesëmarrës ishte i gjithë ekipi kombëtar i Kroacisë.
Traning Camp Porec?? Done ✅Ekipi i jone?? sot i perfundoj 9 dite pergaditje ne Poreç se bashku me Reprezentacionin e Kroacise ne xhudo ??#Judo @ Poreč
Publiée par Kosova Judo Federation sur Samedi 25 juillet 2020
Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se përgatitjet u mbajtën duke respektuar të gjitha rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin të obliguar të testohen para pjesëmarrjes në këtë përgatitje. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...