Xhemal, ti je llafazan e jo shkencëtar - Gazeta Express
string(38) "xhemal-ti-je-llafazan-e-jo-shkencetark"

Xhemal, ti je llafazan e jo shkencëtar

Gazeta Express

23/08/2020 10:58

T’i thuash vetes studiues e të mos kesh asnjë punim shkencor është lajthitje se pari me veten. Kontributi shkencor, në botën digjitale, është i matshëm. Apo jo Xhemal?

Shkruan: Arianit Koci

Lexo Edhe:

1.

U gëzova kur lexova se shqiptari  Xhemal Ahmeti paska kryer aq shumë shkolla e universitete në vendet e BE-së.  Me një fjalë, thash vetë me vete se paskam gabuar pse shkrova se Jon Leka ka probleme identitare, është i nxitur nga interesa materiale ose po dëshiruaka t’i hyjë dikujt në qejf kur polemizon për shaminë.

“Pra unë jam ndër të tjera historian dhe ekspert i religjioneve. Me diploma universitetesh zvicerane”, shkroi Xhemal Ahmeti, në reagimin e fundit.

Historian. Ekspert i religjioneve. Me diploma. Bile të disa universiteteve të Zvicrës. Domethënë,  Xhemali i konvertuan në Jon qenka shkenctar me diploma të cilat pashmangshëm se prodhojnë punime shkencore dhe arritje në fushat për të cilat është studiuar.

Në këtë situatë u bëra gati të shkruaj një narracion të shkurtër për historianin, profesorin dhe studiuesin e religjioneve monoteiste dhe politeiste Xhemal Ahmetin.

2.

Mos u ngutni të nxirrni përfundime. Lexojini më poshtë rezultatet e këtij kërkimi.

Xhemal Ahmeti apo Jon Leka nuk është shkencëtar. S’e ka asnjë punim shkencor.

Nuk është as hulumtues.

S’e ka asnjë kontribut në sociologjinë e religjionit. S’e ka asnjë kontribut në histori. Që ta sqarojmë, Joni apo Xhemali ka zero kontribut në shkencë.

Të shkojmë edhe pak më tutje. Kërkova emrin e Xhemal Ahmetit në disa platforma, si “Web of Science”, “Scopus”, “ResearchGate” dhe në ‘Google Scoolar’. Aty më dolën se z. Xhemal e kishin cituar 36 mijë e 800 autorë të huaj e vendorë. Ishte autori më i cituar në mbarë botën si shkencëtar i sociologjisë së religjioneve. Prej 36 mijë citimesh, gjysmën i kishte për histori. Në ato punime dekonstruktohej identiteti, historia, religjioni, madje edhe shamia…

Jo!

Është e kundërta prej asaj që lexuat në paragrafin më lartë.

Xhemal Ahmeti s’kishte shkruar asnjë punim shkencor. Nuk i kishte cituar askush “punimet” e historianit dhe studiuesit të religjioneve. Kontributi i tij akademik ishte ZERO. 

Për shembull shkencëtar është Omer Xhemali, mjeku i yni në Zvicer, cili si autor apo bashkautor ka 134 punime shkencore me 1 mijë e 85 citime. https://www.mendeley.com/authors/6602267483/

Apo profesori Zejnullah Gruda, i cili vazhdon të citohet.

Ka edhe shumë shqiptarë tjerë nga të gjitha trevat tona që janë në ato platforma akademike.

3.

T’i thuash vetes studiues e të mos kesh asnjë punim shkencor është lajthitje se pari me veten. Kontributi shkencor, në botën digjitale, është i matshëm. Apo jo Xhemal?

Edhe një sqarim: Arianit Koci në ‘google schoolar’ nuk jam unë. Është dikush tjetër që ka punime shkencore në shkencat sociale.

4.

Që mos të mbetem borxh z. Xhemal më duhet ta përmendi “Paranojën”, një përpjekje e juaja për të shkruar prozë që duhet vlerësuar dhe lexuar pavarësisht thelllësisë apo stilit të shkrimit. Ato mund të zbërthehen nga studiuesit e letërsisë.

Pra, ti shkruan nëpër gazeta dhe trajton problemet jo nga aspekti shkencor dhe konceptual por më shumë nga prizmi i një llafazanit, i cili më shumë ia huq se sa që ia qëllon kur diskuton dhe kuis për tema siç është shteti sekular e shamia.

5

Xhemali nuk është i pari as i fundit në këto troje që merret me tema për të realizuar qëllime tjera përtej një polemike apo diskutimi dhe debati mbi argumentet dhe faktet rreth një teme siç ishte bartja e shamisë. Duke polemizuar, duke shkruar për tema të tilla, njerëz të këtyre trojeve kanë siguruar dhe sigurojnë edhe sot qëndrimin në shumë shtete të botës.

Për temën e shamisë dhe shtetin sekular mund ta lexoni tekstin paraprak ( https://www.gazetaexpress.com/kuisja-pishmanlia-dhe-shamia/ ), të cilit nuk ia shtoj apo largoj asnjë fjalë.