Granit Xhaka dhe kombëtarja e Zvicrës janë edhe më afër Botërorit.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova madje shënoi në fitoren prej 2-0 të Zvicrës ndaj Suedisë, si mysafir.
Xhaka shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 65-të, përmes penalltisë.
Golin e dytë të ndeshjes, Zvicra e shënoi në minutën e 94-të, për të marrë tri pikët e plota.
Me këtë fitore, Zvicra i afrohet Botërorit, pasi ka nëntë pikë nga tri ndeshjet e para, duke shënuar nëntë gola dhe duke mos pranuar asnjë.
Edhe Kosova është pjesë e grupit të Zvicrës, e cila gjendet e dyta në grup me katër pikë.
Suedia e ka vetëm një pikë, teksa Sllovenia i ka dy pikë si e treta në grup./GazetaExpress/