Ende pa reagime nga vendet e QUINT rreth zgjedhjes së Rashiq dhe shpalljes së konstituimit të Kuvendit - Gazeta Express
string(102) "ende-pa-reagime-nga-vendet-e-quint-rreth-zgjedhjes-se-rashiq-dhe-shpalljes-se-konstituimit-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 0:06

Ende pa reagime nga vendet e QUINT rreth zgjedhjes së Rashiq dhe shpalljes së konstituimit të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 0:06

Ndonëse ka muaj të tërë që ambasadat e QUINT-it dhe organizatat ndërkombëtare në vend kanë kërkuar themelimin sa më parë të Kuvendit të Kosovës duke e artikuluar për nevojë të madhe të shtetit të Kosovës, asnjë prej tyre nuk e ka “përshëndetur” konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar nga Dimal Basha, i cili vetë bëri propozim për Nënkryetar serb të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Nenad Rashiqin, dhe zgjedhjen konsekuente të tij si Nënkryetar i pestë i Kuvendit pa votat e komunitetit serb.

Poashtu, as në rrjete sociale s’ka pasur “përshëndetje” për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement