Xavi: Transferimi i Cancelos te Barcelona u bllokua nga Manchester City - Gazeta Express
string(70) "xavi-transferimi-i-cancelos-te-barcelona-u-bllokua-nga-manchester-city"

Sport

Gazeta Express

30/05/2023 20:43

Xavi: Transferimi i Cancelos te Barcelona u bllokua nga Manchester City

Sport

Gazeta Express

30/05/2023 20:43

Xavi Hernandez ka konfirmuar se Barcelona u përpoq të transferonte Joao Cancelon në janar, por që klubi anglez nuk e lejoi një gjë të tillë.

Portugezi përfundoi në huazim te Bayern Munich në gjysmën e dytë të sezonit dhe ka një opsion blerjeje prej 70 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Cancelo nuk pritet të kthehet më në “Etihad”, por as Bayerni nuk pritet të paguajë atë klauzolë, sipas raportimve.

Xavi shpjegoi se ata kishin dhënë mundësinë për një marrëveshje huazimi, por në fund Man City nuk donte ta huazonte atë te “Blaugranët”.

“Ne e donim Cancelon në janar. Na e ofruan dhe ne e pranuam. Në fund ata na thanë se Manchester City nuk donte ta huazonte atë te Barca”, tha ai për “Esport3”.

Me Barcelonën ende në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, një lëvizje huazimi për 29-vjeçarin është përmendur si një opsion edhe për afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse ndonjë gjë ka ndryshuar te Manchester City rreth kësaj.

Ndryshe, Joao Cancelo me “Qytetarët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/