Xavi e përsërit: Messi, lojtari më i mirë në histori - Gazeta Express
string(50) "xavi-e-perserit-messi-lojtari-me-i-mire-ne-histori"

Xavi e përsërit: Messi, lojtari më i mirë në histori

Gazeta Express

05/04/2020 9:52

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, ndërsa Ronaldinho e ka vendin në mesin e më të mirëve, sipas ish-bashkëlojtarit të tyre, Xavi Hernandezit.

Messi është gjashtë herë fitues i Topit të Artë – rekord botëror – dhe vlerësohet si njëri prej më të mirëve të kohës moderne, përkrah Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ish-bashkëlojtari i tij, Xavi, nuk ka dyshime se argjentinasi është lojtari më i mirë në histori, megjithatë.

“Ronaldinho është në nivelin e më të mirit, çfarë i mungoi atij mase ishte vazhdimësia”, tha Xavi, tani trajner i Al-Sadd.

“Mbase atij i mungoi vazhdimësia për ta arritur kulmin. Për mua, vetëm Messi është më i mirë se Ronaldinho, për shkak të vazhdimësisë që ka pasur në vjetët e fundit”, shtoi ai.

“Messi është më i miri në histori, por Ronaldinho është në mesin e më të mirëve. Pastaj vijnë të tjerët. Ronaldinho është në mesin e më të mirëve me Fenomenin Ronaldo, me Cristiano Ronaldon dhe Messin”, theksoi ai. /Gazeta Express/