Willian thotë se i ka ardhur fundi aventurës me Chelsean, ku do të shkojë? - Gazeta Express
string(72) "willian-thote-se-i-ka-ardhur-fundi-aventures-me-chelsean-ku-do-te-shkoje"

Willian thotë se i ka ardhur fundi aventurës me Chelsean, ku do të shkojë?

Gazeta Express

05/04/2020 22:02

Willian ka alarmuar skuadrat që e duan brazilian. Ai thotë se i ka ardhur fundi aventurës me Chelsean…

Sulmuesi brazilian Willian, që prej kohësh është në listën e dëshirave të Barcelonës, ka deklaruar për mediet në Brazil se “me Chelsean ka mbaruar”.

Lexo Edhe:

Ai tha se bisedimet kanë ngecur, për shkak se nuk janë pajtuar për vitet e rinovimit të kontratës dhe se në verë do të jetë futbollist i lirë.

“Të gjithë e dinë që kontrata ime përfundon brenda disa muajsh dhe rinovimi është i vështirë, sepse Chelsea po propozon ta zgjatë atë edhe për dy vjet të tjera, kurse unë kërkoj që të jenë tre. Kështu që çdo gjë është mbyllur. Ne nuk po diskutojmë më”, deklaroi ai.

Nga fjalët e Willian, 31 vjeç, kuptohet se ai nuk do të luajë një sezon të tetë te Chelsea, skuadër me të cilën fitoi dy herë Premier Leaguen, (2015 dhe 2017) dhe një Europa League (2009).

Kontrata e tij me klubin londinez përfundon këtë qershor.

Willian ka bërë 329 paraqitje me Blutë e Londrës, ka shënuar 59 gola. /Gazeta Express/