Willian s'ka vendosur ende për të ardhmen - Gazeta Express
string(40) "willian-ska-vendosur-ende-per-te-ardhmen"

Gazeta Express

12/03/2020 19:49

Willian s’ka vendosur ende për të ardhmen

Gazeta Express

12/03/2020 19:49

Futbollisti brazilian është në mes të vazhdimit të kontratës me Chelsean apo transferimit në Arsenal apo Tottenham

Willian nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti brazilian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

Por, palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e saj pasi nuk po merren vesh rreth kohëzgjatjes së kontratës.

Ndërkohë, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se përfaqësuesi brazilian ka marrë oferta kohëve të fundit.

Atë e duan Arsenali dhe Tottenhami në Angli, të cilët duan ta angazhojnë si transfer të lirë verën që vjen.

Atë e pëlqen edhe Juventusi në Itali dhe Barcelona në Spanjë.

Për të qëndruar në Chelsea, Willian e do një kontratë të re trevjeçare. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement