Williams ‘mesazh’ dy klubeve londineze, ia bën me dije të ardhmen e tij - Gazeta Express
string(68) "williams-mesazh-dy-klubeve-londineze-ia-ben-me-dije-te-ardhmen-e-tij"

Sport

Gazeta Express

22/06/2024 11:52

Williams ‘mesazh’ dy klubeve londineze, ia bën me dije të ardhmen e tij

Sport

Gazeta Express

22/06/2024 11:52

Ylli i Spanjës në Kampionatin Europian “Gjermania 2024”, Nico Wlliams tashmë i ka bërë me dije edhe Arsenalit edhe Chelseat se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Të enjten, një autogol nga Ricardo Calafiori i dhuroi Spanjës fitoren në takim me Italinë, duke siguruar kështu 1/8 e finales si fituese e grupit.  

“Stuhia e Kuqe” impresionoi në ndeshjen ndaj italianëve, pak ditë pasi e mposhtë Kroacinë me shifrat 3-0 në ndeshjen e tyre hapëse.

Fitorja e tyre e fundit ndaj Italisë mund të ishte më e madhe, me anësorin Nico Williams që ‘terrorizoi’ mbrojtjen italiane.

Derisa anësori spanjoll është i lidhur me një transferim në Chelsea dhe Arsenal, ai ka bërë me dije se është i lumtur te Athletic Bilbao.

Duke folur për “El Partidazo de COPE”, Williams tha: “Kam qenë i qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Athletic është shtëpia ime. Jam shumë i lumtur. I kam thënë menaxherit tim se nuk dua t’ia di për asgjë deri në përfundim të ‘EURO-s’.”

Ndërkohë, presidenti i Athletic Bilbaos, Jon Uriarte tha për “TribalFootball”: “Ne kemi talentë mbreslënës në skuadër. Kur gjërat janë kështu, atëherë është normale që të ketë interesim për secilin, por ne nuk jemi këtu të flasim për thashetheme”, tha ai.

“Nico është i lumtur në Bilbao dhe në klub, dhe ne po ashtu jemi të lumtur me Nicon. Jemi të fokusuar të krijojmë një projekt atraktiv për të gjithë lojtarët, të luftojmë për tituj dhe të konkurrojmë në Europë”, shtoi ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement