Wilderi s’e pranon se Fury ia pëlciti daullen e veshit - Gazeta Express

Wilderi s’e pranon se Fury ia pëlciti daullen e veshit

Sporte tjera

Gazeta Express

27/02/2020 10:12

Deontay Wilder këmbëngul se nuk e ka pësuar asnjë lëndim në daullen e veshit gjatë humbjes kundër Tyson Furyt, si dhe e mohon se goditjet e britanikut i shkaktuan çarje të madhe në veshin e majtë.

Fury e fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, duke e ndal Wilderin në rundin e shtatë në rimeçin e shumëpritur mes tyre në Las Vegas të shtunën në mbrëmje, raporton Gazeta Express.

Wilderi u dominua gjatë gjithë luftës dhe e puthi dy herë dyshemenë dhe madje u paralajmëruar nga gjyqtari Kenny Bayless se meçi do të ndërpritej herët, para se trajneri i tij Mark Breland ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, për ta dorëzuar luftën.

Një shqetësim i madh gjatë meçit ishte sasia e gjakut që po rridhte nga veshi i majtë i Wilderit, por 34-vjeçari këmbëngul se nuk ishte prekur nga një lëndim i tillë gjatë humbjes së tij të parë në karrierën profesionale.

“Nuk ia kam idenë sesi ndodhi. Ndodhi në një pozitë të çuditshme në veshin tim, po ashtu. Prandaj, ata nuk arritën ta shohin mirë. Por s’e di sesi ndodhi”, tha amerikani.

“Nuk pati kurrfarë ndikimi në mua. Kur je në ring dhe lufton dhe je luftëtar, dhe po flas vetëm për vetveten, unë nuk shqetësohem për gjëra të caktuara”, këmbënguli Wilder.

“Në ring e kam adrenalinën e lartë. E dija që po më rridhte gjaku, por nuk mendoj se pati ndikim në mua”, shtoi ai. /Gazeta Express/