Dillian Whyte thotë se Tyson Fury është duke ikur prej tij nga frika që e ndien në palcë, por e paralajmëroi kampionin e botës në kategorinë e rëndë se nuk ka ku t’i ikë, menjëherë pasi promotori i britanikut la të kuptohet se do ta shfuqizojë meçin mandator për titull në këtë divizion.
Zyrtarët e WBC-së i kanë thënë boksierit Whyte në muajin maj se ai mbetet i pari në rend për të luftuar për titull në këtë divizion kundër Furyt në shkurt të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.
Whyte është në pritje të mundësisë për të luftuar për titullin e kampionit të botës që një kohë shumë të gjatë.
Por promotori i Fury, Arum, këmbëngul se do të mbajë bisedime me organin qeverisës për ta shtyrë dhe madje për ta anuluar tërësisht këtë meç.
Pas këtij lajmi, Whyte ka thënë për Sky Sports: “Arum po flet broçkulla. Sikur të më përfaqësonte mua ai, unë do të bërtisja më zë shumë të lartë se ai është përfaqësuesi më fals në histori të boksit. Unë i kam gati 1.000 ditë si numër një i botës dhe ende nuk më është dhënë mundësia për të luftuar për titull, ndërsa Fury mezi e mundi numrin 31 të botës Otto Wallin para vetëm 3.500 njerëzve dhe pastaj ia bënë dhuratë pozitën time të mandatarit pa luftuar kundër një eliminatori e lërë më një eliminatori final”.
“Arun po përpiqet ta shtyjë meçin e mandatorit edhe më shumë. Kjo është gabim dhe nuk ka asgjë të bëjë me Covid-19”.
Whyte shtoi: “Askush nuk më përmend mua sepse kanë frikë nga unë. 100% do ta rrihja Furyn. Ai e di këtë dhe pikërisht për këtë nuk dëshiron të ballafaqohet me mua. Ai më ka ikur në të kaluarën dhe po më ikën tani nga frika që e ndien në palcë”. /Gazeta Express/
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...