Whyte: Do ta ndjek Wilderin deri në Amerikë - Gazeta Express
string(42) "whyte-do-ta-ndjek-wilderin-deri-ne-amerike"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/04/2021 10:26

Whyte: Do ta ndjek Wilderin deri në Amerikë

Sporte tjera

Gazeta Express

07/04/2021 10:26

Dillian Whyte synon të përballet me Deontay Wilderin më në fund, duke shkuar në Amerikë këtë verë dhe madje duke e lejuar rivalin e vet të hidhur ta ketë përparësinë e terrenit vendas.

Kampioni i përkohshëm i botës në kategorinë e rëndë në WBC është duke e menduar hapin e radhës në karrierë, përfshirë një luftë të mundshme në SHBA, pasi e fitoi rimeçin kundër Alexander Povetkin javë më parë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Boksierit britanik iu mohua vazhdimisht mundësia për të luftuar për titullin e botës në ËBC gjatë mbretërimit të Wilderit.

Whyte beson se lufta kundër amerikanit mund të ndodhë më në fund, nëse zhvillohet në SHBA.

“Mendoj se publik e dëshiron tashmë ta shohë luftën time me Wilderin, të jem i sinqertë”, tha Whyte për Sky Sports.

“Ka shumë kërkesa për këtë tashmë. Të luftosh në Amerikë nuk dhemb dhe në fakt e rrit profilin dhe interesin. Do të ishte mirë nëse e aranzhojmë një luftë të madhe në Amerikë këtë verë”, shtoi ai.

“Do të luftoj kundër Wilderit në Alabama, nëse kjo e bën atë të ndihet i sigurt për ta pranuar duelin. Nëse ai do, gjyqtarët mund të jenë nga vendi i tij. Mua nuk më bën. Po vij për luftë, për ta bërë një paraqitje shkatërruese”, theksoi ai. /Gazeta Express/