West Hami pas Braithwaite - Gazeta Express
string(25) "west-hami-pas-braithwaite"

West Hami pas Braithwaite

Gazeta Express

30/03/2020 15:00

Klubi londinez synon ta transferojë gjatë verës që vjen sulmuesin e ri të Barcelonës, i cili iu bashkua gjigantit katalunas vetëm në muajin shkurt

Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite është bërë objektiv i West Ham Unitedit.

Lexo Edhe:

Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

28 vjeçari pritet të largohet nga Camp Nou gjatë verës pas rikthimit nga lëndimi të Luis Suarezit dhe Ousmane Dembeles.

Gjiganti katalunas e kishte transferuar sulmuesin danez në muajin shkurt për shkak të emergjencës në sulm.

Mirëpo, ish-futbollisti i Leganes mund të rikthehet në futbollin anglez, pasi më parë kishte luajtur në Middlesbrough. /Gazeta Express/