VV “porosi” Gjykatës nëpërmjet Abrashit për ankesën e Srpska’s: Uroj të mos ndodhë…, e bëjnë hisedarë në Kosovë - Gazeta Express
string(105) "vv-porosi-gjykates-nepermjet-abrashit-per-ankesen-e-srpskas-uroj-te-mos-ndodhe-e-bejne-hisedare-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 12:17

VV “porosi” Gjykatës nëpërmjet Abrashit për ankesën e Srpska’s: Uroj të mos ndodhë…, e bëjnë hisedarë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 12:17

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i ka dërguar një porosi Gjykatës Kushtetuese ende pa e nxjerrë vendimin për ankesën e Listës Srpska.

Kur u pyet për skenarin nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Listës Srpska – e cila ndarjen e votimit të nënkryetarëve të komuniteteve pakicë e çoi në këtë institucion – dhe konstaton se nuk ka konstituim të Kuvendit dhe se vendimi do të publikohej pas votimit të mandatarit nga LVV-ja, Abrashi akuzoi Kushtetuesen se do ta bënte hisedarë në Kosovë.

“Atëherë Gjykata Kushtetuese do ta bënte hisedarë Listën Serbe në Kosovë. Gjykata Kushtuese do të shkaktonte një precedent të rrezikshëm që në të ardhmen kush e di se si do reflektojë në vetë mirëqenin e shtetit të Kosovës. Uroj që kjo të mos ndodhë”, tha Abrashi për RTV 21.

Ai më pas shtoi se “beson” se i kanë numrat për qeverinë, ndërsa tha se janë në diskutime me deputetë e subjekte të ndryshme.

“Konsideroj se të vetmit që e kemi përnjëmend këtë punë është LVV-ja. E vetmja qeveri qe i duhet aktualisht Kosovës është një Qeveri e LVV-së. Vazhdojmë me qenë subjekti i parë dhe më i fuqishëm në vend dhe kusht i vetëm për me pasë një qeveri dhe një stabilitet politik është votimit i kryeministrit Albin Kurti në krye të saj dhe çfarëdo votimi tjetër jashtë LVV-së është përfshirje e Beogradit direkt në punë të brendshme të Kosovës dhe bërje hisedarë të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës”.

‘Ne besojmë se i kemi numrat, synojmë me kriju qeverinë me të gjithë ata që janë të interesuar për me pas një stabilitet Kosova. Jemi në diskutim me deputetë të ndryshëm, me subjekte të ndryshme politike dhe besoj së fund do ta kemi një qeveri. Nisma e ka ofertën tonë dhe me Nismën diskutojmë por edhe me të tjerët. Nëse arrijmë me gjet një gjuhë të përbashkët ne jemi të gatshëm të shkojmë tutje”, tha ai.