Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e kryeparlamentarit Dimal Basha.
Në një konferencë për media, përfaqësuesit e OVL-UÇK-së thanë se kërkesa është dërguar më 28 gusht të gjitha grupeve parlamentare, përveç Listës Serbe.
Arsyeja e kësaj kërkese është një publikim shkencor i Bashës, bashkë me një autore maqedonase, që sipas OVL-UÇK-së, përmban qëndrime kundër UÇK-së.
Nëse nuk merret vendim për shkarkim në seancën e parë të Kuvendit, OVL-UÇK paralajmëroi protesta, duke shtuar se ato do të njoftohen pas protestës që do të mbahet në Hagë.
“Ne kemi marrë të gjitha veprimet ligjore, kemi bërë kërkesë për shkarkimin e Dimal Gashit, me datën 28 gusht dhe i drejtuar të gjitha grupeve parlamentare të Republikës së Kosovës përveç Listës Serbe që nuk i kemi dërguar. Deri më sot ende nuk kanë kthyer përgjigje, ne si organizatë, do të marrim vendim nëse në seancën e parë që do të mbahet nuk do të marrin vendim partitë opozitare dhe VV me shkarkuar, ju e dini se për çka kërkojmë që ai të shkarkohet arsyeja që ka bërë një botim shkencor me një maqedonase që ka bashkëpunuar me të dhe ka shkruar artikull kundër UCK-së. Nëse nuk merret vendimi për shkarkim po na imponojnë të dalim në protestë dhe të kërkojmë shkarkimin e tyre, për protestë do të njoftojmë shpejtë pas protestës që do ta kemi në Hagë”, ka theksuar ai.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...