Vullnet Sefaja i rrëfen emocionet e suksesit në basketboll: Daja im i ndjerë ma ka veshë një fustan të Trepçës - Gazeta Express
string(109) "vullnet-sefaja-i-rrefen-emocionet-e-suksesit-ne-basketboll-daja-im-i-ndjere-ma-ka-veshe-nje-fustan-te-trepces"

Vullnet Sefaja i rrëfen emocionet e suksesit në basketboll: Daja im i ndjerë ma ka veshë një fustan të Trepçës

Basketboll

Gazeta Express

27/05/2024 14:09

Emisioni sportiv “Favorit” mbrëmë ishte gjithëpërfshirës, duke iu dhënë hapësira sporteve të ndryshme, me theks të veçantë futbollin, por që prioritet iu dha basketbollit.

Kryetari i klubit të basketbollit Trepça, Vullnet Sefaja e pati një lidhje direkte, përmes së cilës shpalosi shumë gjëra që lidhen me “Xehetarët”.

Lexo Edhe:

Kreu i klubit mitrovicas i zbuloi emocionet që i përjetoi kur Trepça e fitoi titullin e kampionit të Kosovës pas 12 vjetësh pritjeje, shkruan “Gazeta Express”.

Sefaja, i cili njihet si këngëtar i grupit muzikor “Marigona”, por edhe si biznesmen i suksesshëm, nuk mundi të përmbahej në palestër dhe i rrodhën lotët.

Ai në “Favorit” e ka kujtuar kohën qysh kur ishte fëmijë, kur bënte tifo për Trepçën në të gjitha sportet, ndërsa e kujtoi edhe një rast të veçantë me dajën e tij të ndjerë.

Gjithashtu, Sefaja e pranoi se nuk e kishte pritur një sezon aq perfekt të Trepçës, e cila i gëzoi tej mase dhe i bëri krenarë krejt mitrovicasit duke i fituar katër trofe brenda veç një sezoni.

Për ta parë emisionin “Favorit” të plotë në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/