Vuçiq akuzohet për keqtrajtim të qytetarëve serbë – Kritikat ndaj autoriteteve serbe vërshojnë nga të gjitha anët në PACE - Gazeta Express
string(119) "vuciq-akuzohet-per-keqtrajtim-te-qytetareve-serbe-kritikat-ndaj-autoriteteve-serbe-vershojne-nga-te-gjitha-anet-ne-pace"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 12:10

Vuçiq akuzohet për keqtrajtim të qytetarëve serbë – Kritikat ndaj autoriteteve serbe vërshojnë nga të gjitha anët në PACE

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 12:10

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është vënë në qendër të kritikave të ashpra në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), ku sot u zhvillua një debat i jashtëzakonshëm mbi krizën politike në Serbi. Akuza të drejtpërdrejta për shtypje të të drejtave qytetare, keqtrajtim të protestuesve dhe largim nga parimet demokratike u shprehën nga deputetë të shumtë evropianë.

Debati me temën “Kriza politike në Serbi” u mbajt në një atmosferë të tensionuar dhe erdhi si reagim ndaj muajve të tërë të protestave masive në Serbi – të udhëhequra kryesisht nga studentët dhe qytetarët – që akuzojnë qeverinë për korrupsion, autoritarizëm dhe abuzim me pushtetin.

Shumë folës gjatë debatit akuzuan drejtpërdrejt Presidentin Vuçiq për krijimin e një klime frike në vend dhe për përdorimin e institucioneve shtetërore – përfshirë policinë dhe gjyqësorin – si mjete për të shtypur zërat kritikë dhe opozitarë.

Në fjalimet e tyre, parlamentarët evropianë ngritën shqetësime për: Dhunën policore ndaj protestuesve, përfshirë përdorimin e topave zanorë gjatë demonstratave në Beograd, arrestimet e studentëve dhe aktivistëve opozitarë, të cilat u cilësuan si politike, kërcënimet ndaj vajzave protestuese, përfshirë rastin e studentes Nikolina Sindjeliq, e cila ka marrë kërcënime për përdhunim pas pjesëmarrjes në protesta si dhe kapjen e mediave dhe censurën, që po e mbyt fjalën e lirë në Serbi.

Deputetët opozitarë nga vende të ndryshme të Evropës theksuan se Këshilli i Evropës nuk mund të vazhdojë të qëndrojë indiferent ndaj autoritarizmit në rritje në Serbi dhe akuzuan disa institucione evropiane për “heshtje të turpshme” ndaj Vuçiqit.

Deputeti Vladimir Djorgjeviq deklaroi se “Evropa ka lejuar ngritjen e një regjimi autokratik në zemër të Ballkanit” dhe se “afrimi i Serbisë me Rusinë është pasojë direkte e tolerancës ndaj shkeljeve të brendshme të demokracisë”. /Danas