Vuçeviq: Me urdhër të Vuçiqit ushtria serbe është në gjendje gatishmërie - Gazeta Express
string(71) "vuceviq-me-urdher-te-vuciqit-ushtria-serbe-eshte-ne-gjendjegatitshmerie"

Vuçeviq: Me urdhër të Vuçiqit ushtria serbe është në gjendje gatishmërie

Lajme

Gazeta Express

01/11/2022 10:53

Millosh Vuçeviq, ministër i Mbrojtjes së Serbisë, ka thënë se presidenti serb Aleksnadër Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria serbe të jetë në gjendje gatishmërie.

Sipas tyre kjo për shkak të situatës në Kosovë pas vendimit të Qeverisë për targat, ka raportuar Danas.

Lexo Edhe:

Vuçeviq ka thënë se “Serbia është një vend serioz dhe për këtë arsye askush nuk duhet të bëjë lojëra lufte”.

“Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog”, ka deklaruar ai.

Po ashtu Vuçeviq, ka thënë se ushtria serbe “është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiqit, i cili është komandant i saj i përgjithshëm”.

Më 1 nëntor ka nisur masa e qortimit për serbët që nuk i kanë konvertuar targat në RKS, kështu vendimi do të zbatohet gradualisht.

Poqë, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk janë pajtuar me ekzekutivin kosovar për zbatimin gradual të reciprocitetit. Ata kërkojnë që të ketë shtyrje 10 muaj. /Express