Vuçeviq: Deri në 14:00 e përfundojmë dislokimin e njësive ushtarake, shpresojmë në zgjidhje politike - Gazeta Express
string(97) "vuceviq-deri-ne-1400-e-perfundojme-dislokimin-e-njesive-ushtarake-shpresojme-ne-zgjidhje-politike"

Vuçeviq: Deri në 14:00 e përfundojmë dislokimin e njësive ushtarake, shpresojmë në zgjidhje politike

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 11:53

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë se dislokimi i plotë i formacioneve të njësive ushtarake do të përfundojë deri në orën 14:00, në përputhje me urdhrin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të premtën, duke shtuar se ushtria mbetet në gjendje gatishmërie

“Njësitë do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviq, raportojnë mediat në Beograd.

Lexo Edhe:

Vuçeviq tha se KFOR-i po e mbron Policinë e Kosovës dhe “uzurpatorët e demokracisë, kryetarët e vetëshpallur komunal”.

“Kordoni i KFOR-it – më duket si një kordon që forcon mbrojtjen e policisë së Kosovës ndaj duarve të thata… Sot ambasadori amerikan në Prishtinë i ftoi këta kryetarë të vetëshpallur komunash të zgjedhur në zgjedhjet e kontejnerëve, prej të cilëve dy u përgjigjën – dy nga partia e Thaçit, dy nga ajo e Kurtit jo. As aty nuk e keni të përfunduar”, tha ai.

Vuçeviq tha se shefi i shtabit të përgjithshëm është në komunikim me komandantin e KFOR-it, i cili, sipas ministrit serb, i ka thënë se KFOR-i do të sigurojë paqe, përcjell Gazeta Express.

“Pritet që kjo të zgjidhet politikisht”, tha ai dhe shtoi se situata po monitorohet.