Vrojtohen për herë të parë dy vrima të zeza afër Tokës - Gazeta Express

Vrojtohen për herë të parë dy vrima të zeza afër Tokës

Mistere

Gazeta Express

03/12/2021 23:53

Çifti ndodhet në yjësinë e Ujorit, 89 milionë vite dritë larg, rekordi ishte 470 milionë vite dritë

Vrojtohet për herë të parë një çift vrimash të zeza në galaktikën NGC7727 , në yjësinë e Ujorit. Janë më të afërtat deri më tani me Tokën, pasi ndodhen 89 milionë vite dritë larg, ndërkohë që rekordi I deritanishëm ishte 470 milionë vite dritë larg.

Lexo Edhe:

Zbulimi është realizuar falë teleskopit VLT të Observatorit Europian të pozicionuar në Kili dhe studimi nga një grup ndërkombëtar ekspertësh është publikuar në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

Vrima të zeza supermasive si këto, pozicionohen në qendër të galaktikave dhe kur dy prej tyre shkrihen e bashkohen, afrohen shumë me njëra tjetrën dhe kanë një ndarje mes tyre shumë të vogël, që përllogaritet në 1600 vjet dritë larg njëra-tjetrës.

Kjo distancë e vogël që i ndan sipas studiuesve, por edhe shpejtësia e tyre, tregon që mund të bashkohen në një vrimë të zezë gjigande të paktën brenda 250 milionë viteve.