Vritet me thikë një person në Maliq(EMRI) - Gazeta Express
string(39) "vritet-me-thike-nje-person-ne-maliqemri"

Vritet me thikë një person në Maliq(EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 22:13

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Maliqit këtë mbrëmje. Një 60-vjeçar i identifikuar si Nesti Kusari, është goditur me thikë nga një tjetër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Lexo Edhe:

Autori i këtij krimi është Velo Azizllari, i cili gjithashtu ndodhet në spital. Konflikti që përfundoi me vrasjen e 60-vjeçarit dyshohet se ka ardhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori ishin komshinj në fshat dhe kanë pasur konflikte të vjetra

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express