Vritet me armë zjarri një shqiptar në Greqi, plagosen dy të tjerë - Gazeta Express
string(64) "vritet-me-arme-zjarri-nje-shqiptar-ne-greqi-plagosen-dy-te-tjere"

Shqiperi

Gazeta Express

18/12/2022 21:46

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Greqi, plagosen dy të tjerë

Shqiperi

Gazeta Express

18/12/2022 21:46

GREQI- Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë, njëri po me origjinë shqiptare, janë plagosur mbrëmjen e sotme.

Sipas mediave helene një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë. Autori po qëndronte jashtë një lokali, i maskuar me maskë kirurgjikale teksa hapi zjarr.

Ende nuk dihen identitetet e viktimës dhe të plagosurve. Policia, momentalisht nuk ka asnjë gjurmë për autorin.

/Gazeta Express