Vrau vajzën shtatzënë me kallashnikov, Doksan Dushku bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ulje të dënimit - Gazeta Express
string(105) "vrau-vajzen-shtatzene-me-kallashnikov-doksan-dushku-ben-rekurs-ne-gjykaten-e-larte-kerkon-ulje-te-denimit"

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2025 13:00

Vrau vajzën shtatzënë me kallashnikov, Doksan Dushku bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ulje të dënimit

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2025 13:00

80-vjeçari Doksan Dushku, i dënuar me 16 vite burg në vitin 2015 për vrasjen me kallashnikov të vajzës së tij shtatzënë, Fatmir Dushku 21 vjeç, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar ulje të dënimit.

Në rekursin që mban datën 31 korrik, Doksan Dushku kërkon që përfundimisht të dënohet me 14 vite në total, duke përfituar ulje prej 2 vitesh.

Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës në vitin 2014.

Doksan Dushku e pranoi në atë kohë vrasjen e vajzës së tij shtatzënë. Shkak i vrasjes ishte një histori dashurie e vajzës dhe fakti që kishte mbetur shtatzënë në muajin e 5-të.