Vrasjet në Gjilan, Policia shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës - Gazeta Express
string(72) "vrasjet-ne-gjilan-policia-shpall-ne-kerkim-edhe-djemte-e-mefail-shkodres"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 18:03

Vrasjet në Gjilan, Policia shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 18:03

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje personale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjet e sotme në Gjilan.

Pasi publikoi më herët shpalljen në kërkim të 52-vjeçarit, Policia ka publikuar fotografitë dhe të dhënat edhe të djemve të tij, 22-vjeçarit Edonis Shkodra dhe 20-vjeçarit Engjull Shkodra, të cilët dyshohet se janë përfshirë gjithashtu në këtë rast.

Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur ata.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon Policia.

Tre persona u vranë mesditën e sotme në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan. Siç tha zëdhënësi i Policisë atje, Ismet Hashani, mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe se dy të tjerë ishin plagosur. Gazeta Express mësoi më vonë se plagëve nuk u mbijetoi edhe një tjetër, duke e çuar në tre numrin e të vrarëve.