Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës jep versionin e tij për ngjarjen tragjike - Gazeta Express
string(79) "vrasja-ne-skenderaj-vellai-i-viktimes-jep-versionin-e-tij-per-ngjarjen-tragjike"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 19:43

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës jep versionin e tij për ngjarjen tragjike

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 19:43

Po bëhet gati një javë nga vrasja tragjike e 42-vjeçarit Ismet Ibishi që tronditi Skenderajn.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe komunitetin, ndërsa vëllai i viktimës, Fatos Ibishi, ka dhënë një rrëfim për IndeksOnline, duke zbuluar detaje të reja për momentet e fundit të Ismetit dhe kërkesën e fundit të dorasit para aktit fatal.

“Dorasi, para se ta vriste, i kërkoi vëllait tim të zhvishej. Ai nuk pranoi, dhe pastaj filloi ta ofendonte, ta shante… As shkijet nuk do ta bënin një gjë të tillë. Kanë dashur ta çnjerëzojnë.” – ka thënë ai.

Fatosi shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait nga dikush që e konsideronte si familjar të afërt:
“Jemi ushqyer në një sofër. Madje atë që ma vrau vëllain, e kam thirrur ‘babush’.”

Ai gjithashtu mohon që familja e tij të ketë pasur ndonjëherë probleme me familjen e dorasit./Indeksonline