Vrasja në Pejë, Hoxha: Nga 2021 s’ka pasur raportime për dhunë në familje nga kjo familje - Gazeta Express
string(86) "vrasja-ne-peje-hoxha-nga-2021-ska-pasur-raportime-per-dhune-ne-familje-nga-kjo-familje"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 13:17

Vrasja në Pejë, Hoxha: Nga 2021 s’ka pasur raportime për dhunë në familje nga kjo familje

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 13:17

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë detaje të reja për vrasjen  makabre në Pejë. Atje një grua u vra e dorasi dyshohet të ketë qenë bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se që nga viti 2021 nuk ka pasur raste të raportuara në polici nga kjo familje për dhunë në familje.

Lexo Edhe:

“Ajo çfarë ne dimë është që nga viti 2021 nuk kemi pasur raste të raportuara në polici  për dhunë në familje në këtë familje. Ne po i analizojmë raportet tona”, tha Hoxha.

Ai tutje tha se do të hetojnë edhe nëse policët e kanë kryer punën si duhet dhe rreth mundësisë që ky rast mund të jetë neglizhuar më parë. /Express/