Vrasja e nënës 23 vjeçare nga i shoqi, shqiptarët dhurojnë paratë për ta sjellë trupin e Elenës në atdhe - Gazeta Express
string(103) "vrasja-e-nenes-23-vjecare-nga-i-shoqi-shqiptaret-dhurojne-parate-per-ta-sjelle-trupin-e-elenes-ne-atdhe"

Gazeta Express

02/10/2020 10:35

Vrasja e nënës 23 vjeçare nga i shoqi, shqiptarët dhurojnë paratë për ta sjellë trupin e Elenës në atdhe

Gazeta Express

02/10/2020 10:35

24 orë pas publikimit të lajmit për vdekjen tragjike të 23 vjeçares Elena Alinj, qindra qytetarë kanë ndihmuar familjen e vajzës me para përmes gofundme, në mënyrë që trupi i saj të prehet në Shqipëri.

Deri më tani janë grumbulluar mbi 70 mijë dollarë në gofundme, një shumë që do të bëjë të mundur transportimin e trupit të Elenës nga SHBA-të drejt Shqipërisë.

Përfaqësuesja e familjarëve të së ndjerës ka shprehur falënderimet e saj dhe ka treguar disa detaje të reja në lidhje me situatën aktuale.

“Se pari ne emer te familjes Alinj ju falenderojme perzemersisht per mbeshtetjen qe keni treguar. Nuk gjejme fjale te pershkruajme mirnjohjen per secilin nga ju qe jeni treguar bujare nepermjet donacioneve dhe qe na keni dhene mundesine te ndajme kete tragjedi me ju.

Me jep kenaqesi te madhe fakti qe ka njerez te mire ne bote si ju. Pa mbeshtetjen dhe lutjet tuaja Elena nuk do fitonte drejtesine e merituar.
Do doja te ndaja te rejat e fundit nga ngjarja tragjike e Elenes: Detektivet jane ne proçes te gjetjes se evidences dhe po presin resultatet e autopsise. Sektori social po punon pa pushim per te siguruar qe bebja te jete jashte cdo rreziku. Persa i perket trupit te pajete te Elenes tani qe kemi fondet fale jush, duhet vetem te gjejme shtepine e funeralit. Trupi i viktimes gjendet momentalisht ne Colorado. Per shkak te COVIT sot mora vesh qe zyrat ne Colorado per te mare vulen apostille merr deri ne 5 jave, dhe me tej vula nga ambasada shqiptare merr 4 jave:( Nese dini ndonje shtepi funerali shqiptare qe mund te ndihmoje per te shpejtuar processin ju lutem na njofotoni”-shkruan familjarja.