Tragjedi shqiptare në Amerikë/ Dhunohet nga bashkëshorti dhe vdes sepse nuk lajmëroi ambulancën - Gazeta Express
string(94) "tragjedi-shqiptare-ne-amerike-dhunohet-nga-bashkeshorti-dhe-vdes-sepse-nuk-lajmeroi-ambulancen"

Tragjedi shqiptare në Amerikë/ Dhunohet nga bashkëshorti dhe vdes sepse nuk lajmëroi ambulancën

Gazeta Express

01/10/2020 18:54

Vetëm 23 vjeçe, Elena Alinj, shqiptarja që jetonte në Amerikë, fatkeqësisht, ka humbur jetën si pasojë e dhunës barbare të ushtruar nga bashkëshorti.

Lexo Edhe:

Lajmin tragjik e kanë bërë të ditur të afërmit e saj, duke krijuar një llogari në “gofundme“, ku kërkojnë ndihmë që trupi i saj të prehet në atdhe.

Mësohet se ajo është rrahur barbarisht nga burri i saj dhe ky i fundit nuk ka lajmëruar as ugjencën.

E reja, e cila ishte nënë e një vajze 11-muajshe, humbi jetën brenda 24 orëve pasi ishte shtruar në reaminacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta në brinjë dhe shtyllë kurizore.

Familjarët kërkojnë që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri.

POSTIMI I PLOTE I TE AFERMEVE NE ‘GOFUNDME’

**Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri.

Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.

Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.

Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime.

Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. Ju falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!