string(51) "vrasja-e-martin-canit-mario-perlleshaj-mohon-krimin"

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2025 14:40

Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshaj mohon krimin

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2025 14:40

Mario Përlleshaj, adoleshenti i arrestuar si autor i vrasjes së Martin Canit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka mohuar përfshirjen e tij në krimin e rëndë.

Përmes avokatit të tij, Përlleshaj i tha Gjykatës se ka goditur vetëm Luis Meçen, që mbeti i plagosur në ngjarje.

Ndërkohë, në seancën e sotme, dëshmoi edhe një tjetër adoleshent që ishte i pranishëm në momentin kur nxënësi 15-vjeçar mbeti i vdekur.

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.

Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë më herët brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta.