Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë në fuqi në mesnatë sipas orës lokale.
Lufta tregtare e presidentit amerikan po zgjerohet në një veprim që pritet të nxisë tensionet me partnerët kryesorë ekonomikë të vendit.
Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv dje duke i rritur këto tarifa nga 25% në 50%, shkruan A2 CNN.
Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve, inpute kyçe në gjithçka, nga makinat te ushqimet e konservuara, për herë të dytë që nga marsi.
Sipas Trump, masat, të cilat hyjnë në fuqi të mërkurën, synojnë të sigurojnë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut.
Megjithatë, kritikët thonë se mbrojtjet mund të shkaktojnë kaos te prodhuesit e çelikut jashtë SHBA-së, të shkaktojnë hakmarrje nga partnerët tregtarë dhe të vijnë me një kosto ndëshkuese për përdoruesit amerikanë të metaleve.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...