Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, dalin pamjet: Makina shoshë nga plumbat përfundoi në kanal - Gazeta Express
string(89) "atentati-me-2-te-vrare-ne-vlore-dalin-pamjet-makina-shoshe-nga-plumbat-perfundoi-ne-kanal"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 10:20

Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, dalin pamjet: Makina shoshë nga plumbat përfundoi në kanal

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 10:20

Këto janë pamjet e atentatit me 2 të vrarë në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.

Sipas policisë, viktimat janë Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç. Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e qytetit.

Lexo Edhe:

Ngjarja e rëndë kriminale duket se ishte e mirëorganizuar. Viktimat udhëtonin me një automjet “BClass Benzz” kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.

Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov. Kanë qenë tre persona, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët. Për pasojë, mjeti i viktimave ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

E vetmja gjurmë që mund të çojë drejt autorëve është një makinë e gjetur e djegur në Frakull të Fierit.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur krimin. 

/Gazeta Express