Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4.300 euro - Gazeta Express
string(65) "voziti-212-km-h-ne-rrugen-milotlac-shoferi-gjobitet-me-4-300-euro"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 9:51

Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4.300 euro

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 9:51

Një drejtues automjeti është ndëshkuar me një gjobë rreth 4.000 euro pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi 212 kilometra në orë në aksin rrugor Milot–Laç.

Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u evidentua në kulmin e fluksit të trafikut, ndërsa shoferi, me shpejtësinë e tij, krijoi rrezik potencial për aksidente të rënda rrugore.

“Policia Rrugore ndërhyri menjëherë, e ndaloi drejtuesin e automjetit dhe, përveç gjobës, i zbriti edhe 12 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftim. 

Autoritetet e Shqipërisë njoftuan se kontrollet me pajisjet inteligjente Poliscan do të vazhdojnë në akset rrugore kombëtare për të identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit që tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement