Vojvoda pas fitores ndaj Juventusit: Fitore e madhe ekipore, faleminderit Zot - Gazeta Express
string(75) "vojvoda-pas-fitores-ndaj-juventusit-fitore-e-madhe-ekipore-faleminderit-zot"

Sport

Gazeta Express

21/02/2026 21:18

Vojvoda pas fitores ndaj Juventusit: Fitore e madhe ekipore, faleminderit Zot

Sport

Gazeta Express

21/02/2026 21:18

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka festuar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme 2-0 të Como 1907 ndaj Juventus në Serie A.

Vojvoda, i cili shënoi gol dhe u shpall Lojtari i Ndeshjes, shkroi në Instagram:

“Fitore e madhe ekipore, Faleminderit Lariani, Forca Como. Faleminderit Zot”.

Futbollisti kosovar ishte një nga më të mirët në fushë, duke kontribuar me gol dhe me një paraqitje shumë të sigurt në mbrojtje.

Triumfi ndaj Juventusit përbën një sukses të madh për Comon, ndërsa Vojvoda po vazhdon të lërë gjurmë në elitën e futbollit italian. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement