Xhuljano Kaloti ka që prej mesditës që ka mbetur i izoluar. I futur në ndihmë të RENEA-s në ujërat e lumit Osum, për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e 42-vjeçarit, Kaloti, një 22-vjeçar nga Berati, ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme (21 shkurt) dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar.
Sipas informacioneve të marra nga banorë të qytetit të Skrapar, ky incident i rëndë ka ndodhur gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit, për gjetjen e trupit të Kurtit, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.
Burimet pohojnë se gjatë lundrimit me varkat Kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të ujit dhe Xhuljano Kaloti ka ngecur në mes të shkëmbinjve të asaj që quhet “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.
Ai vazhdon prej orësh të qëndrojë në ujë dhe pse është kërkuar ndihma e helikopterëve për nxjerrjen e tij me litar, askush nuk ka shkuar në zonë, në ndihmë të 22-vjeçarit.
Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanione rrezikon seriozisht jetën e 22-vjeçarit që hyri për të ndihmuar forcat RENEA.
Mësohet se në zonë ndodhen vetëm banorët, që po përpiqen ta nxjerrin duke hedhur litar nga lart, pasi zjarrfikësja e ka pasur të pamundur futjen në zonë, por deri më tani nxjerrje e tij nga uji ka rezultuar e pamundur.
Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësi e tij arrin deri në 90 metra dhe në këtë nivel prurjesh ndërhyrja nga njerëz të pa stërvitur mirë paraqet rrezik maksimal.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...