VMRO-DPMNE ka akuzuar kryetarin e LSDM, Venko Filipçe, se po vazhdon “politikën antishtetërore” të ish-kryeministrit Zoran Zaev.
Nga VMRO-DPMNE thonë se me pranimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, Zaev kishte nisur “fshirjen e termit maqedonas”, ndërsa sipas tyre Filipçe tani është i gatshëm të pranojë termin “veri-maqedonas”, të cilin partia në pushtet e konsideron ofendues për maqedonasit. Në kumtesë thuhet se LSDM dhe Filipçe nuk kanë problem me përdorimin e këtij termi nga vendet fqinje, madje, sipas VMRO-DPMNE-së, e konsiderojnë atë si sukses politik.
tag_katrorimaqedoni_2