Një aksident ka ndodhur në zonën e “Plazhit të vjetër” në Vlorë, ditën e sotme (30 qershor), me pasojë 2 shtetas të huaj të plagosur.
Një automjet në lëvizje përplasi dy këmbësorë, çift turistësh të huaj. Mësohet se nga përplasja, turistja ka pësuar kontuzione (dëmtime) në kokë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore të Vlorës, që kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Të dy personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa më pas me autoambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit, për ndihmë mjekësore më të specializuar.