Një 27-vjeçar tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë nga Pika kufitare e Morinës, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane për mashtrim, është arrestuar nga polici
Nga verifikimet e kryera rezultoi se i riu nga Kosova ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë.Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg”, njofton policia.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...