Vjosa Osmani i shkruan LDK'së, kërkon t'i shoh votat me të cilat u shkarkua - Gazeta Express
string(73) "vjosa-osmanii-i-shkruan-ldkse-kerkon-ti-shoh-votat-me-te-cilat-u-shkarkua"

Gazeta Express

27/06/2020 15:45

Vjosa Osmani i shkruan LDK’së, kërkon t’i shoh votat me të cilat u shkarkua

Gazeta Express

27/06/2020 15:45

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u ka dërguar letër kryesisë së LDK’së pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

Në këtë letër, kryekuvendarja Osmani ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që t’ia dërgojnë dokumentacionin dhe rezultatin e shkarkimit të saj, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tutje, Osmani ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion lista e plotë e anëtarëve të KP’së pasi që e njëjta sipas saj nuk është publikuar askund.

Kujtojmë se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kishte thënë se garanton për vërtetësinë e procesit të votimit./Express/