Arsène Wenger ka dërguar një mesazh motivues për Arsenal pas publikimit të videos së festimeve në rrjetet sociale, duke vlerësuar arritjen e titullit kampion dhe mentalitetin fitues të skuadrës londineze.
Ish-trajneri legjendar i “Topçinjve” u shpreh: “Ju e bëtë. Kampionët vazhdojnë, kur të tjerët ndalen.” 🎉🏆
Wenger theksoi gjithashtu rëndësinë e këtij momenti historik për klubin, duke shtuar: “Kjo është koha juaj… tani vazhdoni dhe shijoni çdo moment.”
Mesazhi i tij është pritur si një mbështetje emocionale për skuadrën, e cila sapo ka përjetuar një nga momentet më të mëdha të dekadave të fundit, duke rikthyer titullin kampion në Premier League pas 22 vitesh pritje.