Vinicius do ta vazhdojë shumë shpejt kontratën - Gazeta Express
string(46) "vinicius-do-ta-vazhdoje-shume-shpejt-kontraten"

Futboll

Gazeta Express

15/06/2022 15:35

Vinicius do ta vazhdojë shumë shpejt kontratën

Futboll

Gazeta Express

15/06/2022 15:35

Vinicius Junior do ta vazhdojë shumë shpejt kontratën me Real Madridin.

Futbollisti brazilian ka shkëlqyer këtë sezon me “Los Blancos” duke kontribuar në suksesin e madh në La Liga dhe në Champions League.

Për këtë arsye, klubi mbretëror spanjoll po mendon ta shpërblejë përfaqësuesin brazilian, shkruan “Gazeta Express”.

Palët janë afër vazhdimit të kontratës, e cila do ta lidhte futbollistin e krahut të majtë me klubin spanjoll së paku deri në vitin 2026.

Natyrisht, rroga e 21 vjeçarit do të rritet dukshëm, ndërsa klauzola e shkëputjes eventuale të kontratës do të vendoset 1 miliard euro.

Kampioni spanjoll do të donte që ta zgjasë bashkëpunimin me lojtarin e rrezikshëm deri në vitin 2028, por më i mundshëm është vazhdimi i kontratës deri në vitin 2026, maksimumi më 2027.

Vinicius e ka përbërë një sulm vrasës të Realit në bashkëpunim me lojtarin më në formë në botë të momentit, Karim Benzema. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement