Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para fillimit të koncertit - Me mijëra fansa në ‘Eagle Stadium’ - Gazeta Express
string(95) "kanye-ndez-tiranen-minutat-e-fundit-para-fillimit-te-koncertit-me-mijera-fansa-ne-eagle-stadium"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 21:48

Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para fillimit të koncertit – Me mijëra fansa në ‘Eagle Stadium’

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 21:48

Gjithçka gati duket të jetë në “Eagle Stadium’, për koncertin e këngëtarit të njohur Kanye West. ABC News sjell pamjet elektrizuese brenda stadiumit, ku West pritet të ngjitet në skenën madhështore të krijuar enkas për këtë event.

Tirana pret sot një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip-hop botërore. Reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe me emrin artistik Ye, pritet të përcjellë një atmosferë elektrizuese në skenë.

Arena “Eagle Stadium”, është krijuar enkas për këtë koncert me një kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh, duke e bërë koncertin një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Kanye West konsiderohet një prej artistëve më me ndikim në historinë e muzikës hip-hop. Gjatë karrierës së tij ai ka publikuar albume që kanë shënuar epokë, si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ndërsa është vlerësuar me 24 çmime Grammy.

Përveç suksesit në muzikë, West ka ndërtuar edhe një karrierë të suksesshme në industrinë e modës me markën Yeezy, ndërsa revista Time e ka renditur dy herë mes njerëzve më me ndikim në botë.

Koncerti në Tiranë shënon performancën e parë të Kanye West në Ballkan, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në qendër të vëmendjes për fansat e artistit nga rajoni dhe më gjerë

Advertisement
Advertisement
Advertisement