Vidhte duke kanosur me thikë këmbësorët, arrestohet “makthi” i Durrësit - Gazeta Express
string(68) "vidhte-duke-kanosur-me-thike-kembesoret-arrestohet-makthi-i-durresit"

Vidhte duke kanosur me thikë këmbësorët, arrestohet “makthi” i Durrësit

Gazeta Express

28/05/2020 9:22

link

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje. Sipas policisë në pranga ka rënë E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Lexo Edhe:

Ky i fundit dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë. 29-vjeçari akuzohet për 4 vjedhje, ndërsa arrestimi i tij u krye pas realizimit të operacionit të koduar “Përsëritësi”.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje me dhunë, të ndodhura muajt e fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor “Përsëritësi”, arrestuan shtetasin:

-E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë:

– Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

– Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

– Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.

– Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.