Videoja e pengut të Hamasit shfaqet në Times Square, i vëllai flet para OKB - Gazeta Express
string(74) "videoja-e-pengut-te-hamasit-shfaqet-ne-times-square-i-vellai-flet-para-okb"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 7:54

Videoja e pengut të Hamasit shfaqet në Times Square, i vëllai flet para OKB

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 7:54

Në Times Square, është publikuar videoja shokuese e pengut izralit, Evyatar David që po mbahet nga Hamasi. Në zyrat e Kombeve të Bashkuara, vëllai i tij i ka dërguar mesazh Këshillit të Sigurisë: “Veproni tani para se të jetë tepër vonë. Shpëtojeni, kthejeni në shtëpi.”

Në New York ishte dita e David, një fytyrë tragjike mes pengjeve që Hamasi mban prej thuaje dy vitesh. Imazhet u shfaqën në një nga ekranet gjigante të Times Suqare, në një nga zonat me më shumë turistë. Fushata u sponsorizua nga Ministria e Jashtme izraelite dhe Konsullata e Përgjithshme në New York që donin të tregonin Evyatar në robëri.

Në njërën anë të ekranit shkruhej: “I injoruar nga media që është shumë e zënë për të ripërsëritur propagandën e Hamasit.” Një kilometër e gjysmë më tutje dhe disa orë më vonë, në një videotelefonatë me Këshillin e Sigurisë të OKB, Ilay David bëri thirrje për lirimin e të vëllait, Evyatar dhe të pengjeve “të gjallë e të vdekur” që mbahen nga Hamsi.

20 besohen të jenë të gjallë, 30 janë të vdekur. Ilay u paraqiti anëtarëve të Këshillit foto të të vëllait, përfshirë disa fragmente nga videoja.

“Ai është njeriu më i mirë që kam parë. Më ndihmoi të isha një bir më i mirë. Ai luan në kitarë që kur ka qenë dhjetë vjeç, shkonte në festivalet e muzikës për të festuar për jetën, të kërcente dhe shijonte muzikën që adhuron.”

Pasi i shfaqi dorën “mishtore” të një terroristi të Hamasit duke filmuar Evyatar, Ilay tha se të gjithë pengjet po vdesin urie për shkak të “një fushate propagande të sëmurë.” Ai tha se ata kanë humbur gjysmën e peshës. “Vëllai im peshon rreth 40 kilogramë.”

“Kërkoj lirimin e menjëhersshëm të pengjeve, të vdekur dhe të gjallë. Ju nuk duhet vetëm ta kërkoni, por të aplikoni çdo presion. Kërkoj një thirrje që ndihma humanitare të shkojë te pengjet. Heshtja juaj është fytyra bashkëpunëtore e kësaj mizorie. Nuk kemi kohë”, tha ai para Këshillit.

Mesazhi u dërgua pas orës 10 të mbrëmjes në Izrael. Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar ishte në dhomën e Këhillit të Sigurisë sëKombeve të Bashkuara, pak metra larg homologut palestinez, Riyad Mansour.

Vetëm pak më parë, Sa’ar e kishte quajtur Hamasin “nazist dhe satanist” duke akuzuar vendet që njoftuan njohjen e shtetit të Palestinës për sabotim të marrëveshjes së pengjeve.

Jashtë Këshillit, mbi 100 njerëz ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e pengjeve. Ata tundnin flamurin izraelit dhe mbanin pankarta me fytyrat e të burgosurve të Hamasit, përfshirë Evyatar David.